Themelimi i OKB-së shënohet me mbjelljen e 100 pemëve dekoruese në Lipjan

Themelimi i OKB-së shënohet me mbjelljen e 100 pemëve dekoruese në Lipjan

14:28, 24/10/2020

Për nder të 75 vjetorit të themelimit të OKB-së, komuna e Lipjanit bashke? me përfaqësues diplomatik kanë mbjellur 100 pemë dekoruese, rreth lumit “Sitnica”.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, u shpreh mirënjohës për kontributin dhe bashkëpunimin e OKB-së në Kosovë, derisa ka thënë se më shumë se simbolikë mbjellja e këtyre drunjëve është e domosdoshme për një ambient të shëndetshëm.

“Sot kemi pritur shumë përfaqësues të misioneve të ndryshme në Kosovë për të shënuar 75 vjetorin OKB-së
Lipjani ishte qyteti nikoqir i përfaqësueseve të OKB-së në Kosovë shumë ambasadorëve, diplomatëve të ndryshëm e organizatave për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të OKB-së.
Kisha nderi që së bashku me Koordinatoren e OKB-së në Kosovë Ulrika Richardson, Zëvendës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar me përfaqësues nga EULEX dhe organizatat UNICEF, UNHCR, UNDP, IOM, UNDSS, UNFPA, dhe mysfairët të tjerë kemi mbjellur disa drunjë dekorativ në mënyrë simbolike për të shënuar këtë datë.
Faleminderit që zgjodhët Lipjanin, ne po angazhohemi të sigurojmë fonde dhe mundësi për të krijuar ambient të pastër në gjithë Komunën tonë”, ka thënë Ahmeti në një postim në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco