Një nënkolonel amerikan ka publikuar disa foto rrëqethëse: Kështu u masakruan shqiptarët nga serbët, në vitin 1918

Një nënkolonel amerikan ka publikuar disa foto rrëqethëse: Kështu u masakruan shqiptarët nga serbët, në vitin 1918

13:30, 21/10/2020

Janë publikuar disa pamje tmerruese të masakrave që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve në vitin 1918.

Dëshmitë janë të nënkolonelit amerikan Sherman Miles.

Sipas dëshmive, thuhet se masakrat me të mëdha u kryen nga serbët në Pejë, Gjakovë, Podgur, Rugovë, Plavë dhe Guci, Beran, dhe Rozhajë.

Më 21 nëntor 1918, sipas të dhënave shqiptare, malazezët në Pejë u përpoqën të çarmatosin një tregtar shqiptar. Shqiptarët kundërshtuan këtë, dhe nga ky moment filluan luftimet.

Ndërmjet datës 15 dhe 25 dhjetor 1918 shumë shqiptarë ishin masakruar në rrethinën e Podgurit, ky rajon kishte rreth 50 fshatra shqiptare. Pleq, gra dhe fëmijë u masakruan.

138 shtëpi mbetën të djegura dhe rreth 400 të plaçkitura. Shqiptarët që shpëtuan ikën në male.

Në të gjitha këto të dhëna nga autoritetet shqiptare, akuzojnë drejtpërdrejtë trupat serbe, duke rrëfyer barbaritë e tyre në formën e dhunimit të vajzave dhe djegien njerëzve për së gjalli.ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco