Avioni me 180 pasagjerë i bllokuar në Rinas/ Ja çfarë thotë një nga dëshmitarët

Avioni me 180 pasagjerë i bllokuar në Rinas/ Ja çfarë thotë një nga dëshmitarët

18:17, 19/10/2020

Rreth 180 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se katër orësh në avion, në pistën e Aeroportit të Rinasit. Shkak është bërë një defekt në avion. Por sikur të mjaftonte ky problem, ata nuk lejohen të zbresin nga avionic, ndryshe nuk rimbursohen për biletën.

Ata janë ngjitur në bord në orën 13.30 dhe ishin drejtuar për në Venecia.  

Por pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 4 orë avioni ende nuk është nisur drejt Italisë. Pasagjerëve u është thënë se avioni ka një defekt.

Njëri prej pasagjerëve, Hetem Avdyli u shpreh se askush nuk e vret mendjen për atë që po ndodh. Ndërsa janë ngjitur me njëri tjetrin dhe vetëm për masa anti-covid nuk mund të flitet.

Në avion ka fëmijë dhe të moshuar, të gjithë në pritje të një zgjidhje, të nisjes ose të paktën kërkojnë që të presin në sallë.

“Nga ora  13:40 kemi hyrë dhe deri tani. Avioni është prishur. Jemi për Venecia. Nuk po kërkoj, dakord se hekura janë, por këtu nuk po çanë kokën njeri, pasi jemi brenda në avion 4-5 orë, cfarë do të bëhet a do të niset sonte? Avioni është plot, kush po çan kokën për koronë. Distanca është 25 cm maksimalja mes njëri tjetrit. Nuk e vret mendjen njeri. U kërkova të na nxirrnin te salla. Jemi ngjitur, ka kalamaj. Avioni është i “Wizz Air” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco