VIDEO/ Super Emanuele Ndoj, realizon dopietë me skuadrën e Brescia-s

VIDEO/ Super Emanuele Ndoj, realizon dopietë me skuadrën e Brescia-s

08:19, 17/10/2020

Emanuele Ndoj ka qenë protagonist mbrëmjen e djeshme, në Serinë B italiane me skuadrën e Brescia-s.

Mesfushori i kombëtares realizoi dopietë në takimin ndaj Lecce-s (3-0), duke shpërblyer besimin e trajnerit të tij.

Fillimisht, 23 vjeçari shënoi në minutën e 9-të, ndërsa në minutën e 67-të i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij. Golin e tretë tek ekipi bardheblu e realizoi Florian Aye në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Brescia u ngjit në vendin e 6 në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Lecce mban vendin e 7 po me 4 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që te Lecce bën pjesë mbrojtësi i Shqipërisë Kastriot Dermaku, i cili është lënë në stol nga trajneri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco