VIDEO/ Këlliçi: Trafiku në Tiranë, një kaos i mirëorganizuar nga Bashkia

VIDEO/ Këlliçi: Trafiku në Tiranë, një kaos i mirëorganizuar nga Bashkia

21:12, 16/10/2020

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar trafikun në arteriet kryesore të kryeqytetit, i cili ka krijuar një kaos dhe një stres te qytetarët të cilët përballen përditë dhe nuk mbarojnë dot punët apo urgjëncat e tyre.

Me anë të një video të publikuar në Facebook, Këlliçi thekson se kjo që po ndodh është një kaos i mirëorganizuar nga vemja e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

‘Tek rreth rrotullimi i Shqiponjës në hyrje dhe daljen e kryeqytetit, kjo është një nga punët e kryera të vemjes së bashkisë, ku një qytetar nuk mund hyjë apo të dali nga kryeqyteti, nëse ka një punë apo një urgjëncë këtë të premte.

Ka kamionë, betonjere dhe me dhjetëra makina të tonazhit të rëndë, të cilat i marrin frymën arteries kryesore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Një kaos i mirëorganizuar dhe kjo është mënyra si i pret dhe përcjellë kryebashkiaku qytetarët.

Trafiku është përtej Qafës së Kasharit. Realitetit përtej propagandës së kinostudios së vemjeses së bashkisë Tiranë është krejtësisht ndryshe’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco