Mytaher Haskuka e quan tragjikomedi, zona me e madhe ekonomike në Kosovë mbahet e bllokuar

Mytaher Haskuka e quan tragjikomedi, zona me e madhe ekonomike në Kosovë mbahet e bllokuar

19:25, 16/10/2020

Kryetari i komunës se Prizrenit Mytaher Haskuka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook’, duke e quajtur tragjikomedi  për Zonën Ekonomike në Lubizhdë, raporton Syri Kosova

“Tragjikomedia!  Që nga viti 2018 jemi në pritje që 40 hektarë nga AKP-ja të kalojnë në pronësi të Komunës së Prizrenit dhe të shpallim Zonën Ekonomike në Lubizhdë si: Park të Biznesit”, ka shkruar Haskuka.

Ai më tutje ka thënë se do të ishte zona më e madhe industriale në Kosovë.

“Kjo do të ishte zona më e madhe industriale në Kosovë, me 80 hektarë tokë”, ka shkruar tutje.

Ky është postimi i plotë i të parit të komunës:

 

Tragjikomedia! Që nga viti 2018 jemi në pritje që 40 hektarë nga AKP-ja të kalojnë në pronësi të Komunës së Prizrenit...

Posted by Mytaher Haskuka on Friday, October 16, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco