Nisën punët për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së 'Shkupit' në Gadime

Nisën punët për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së 'Shkupit' në Gadime

10:12, 16/10/2020

Kanë filluar punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime. Rrugë kjo që lidhë dy regjione në pjesën e Babushit, përkatësisht Gadimes së ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marecit.

Projekt ky që ishte më se i nevojshëm për qytetarët të cilët frekuentonin këtë rrugë. Kështu e ka vlerësuar kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti pas ceremonisë së nismës së punimeve për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së “Shkupit” në Gadime të Lipjanit tregoi se gjithë projekti kap vlerën e 300 mijë euro.

Tutje ai tregon edhe se punët e nisura sot pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

“Po fillohet me ndërtimin e rrugës së “Shkupit”, rrugës së lumit në Gadime. Lidhë dy regjione në pjesën e Babushit përkatësisht Gadimës së ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marevcit. Një rrugë jashtëzakonisht e nevojshme për frekuentim të qytetarëve në këtë regjion. Një rrugë që ka gjatësi 3 mijë e 700 metra, është e gjerë edhe me shtegun e biçikletave rreth 6 metra. Besoj që vitin e ardhshëm duhet me përfundu, vlera e kësaj kontrate është 300 mijë euro”, kështu ka deklaruar kryetari Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco