Vëllai i kryetarit të Obiliqit e shkel ligjin 'me dy këmbë'

Vëllai i kryetarit të Obiliqit e shkel ligjin 'me dy këmbë'

10:07, 16/10/2020

Vëllai i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi dhe njëkohësisht asamblisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Enver Gashi në fillim të muajit shtator është emëruar ushtrues detyre i zv.drejtorit të  Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).Emërimi i tij në këtë pozitë nga ana e Bordit të KEK-ut është bërë në kundërshtim me interpretimin që e ka dhënë Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik për Ligjin për Ndërmarrjet Publike.Gashi është emëruar disa muaj pasi bordi i përkohshëm i emëruar nga Qeveria Kurti, e kishte shkarkuar Nysret Kelmendin nga pozita e zv.drejtorit të KEK-ut. Në të njëjtën kohë ishte shkarkuar edhe Njazi Thaçin nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi. 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyra e Kryeministrit me rastin e kandidimit të Blerand Stavilecit për drejtor të KEK-ut kishte thënë se edhe zyrtarët e lartë të një ndërmarrjeje publike duhet të jenë të pavarur, siç kërkohet në nenin 21 dhe nenin 17.

Pozita e zv.drejtorit të një ndërmarrje publike, me Ligjin për ndërmarrjet publike konsiderohet zyrtar i lartë i ndërmarrjes. E Ligji kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjes duhet të jenë të pavarur, njëjtë sikur anëtarët e bordit të KEK-ut. 

Gashi përveç se mban pozitën e zv.drejtorit të KEK-ut si ushtrues detyre, nga viti 2017 është asamblist i AAK-së në Kuvendin Komunal të Obliqit. Po ashtu, Gashi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kishte qenë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga AAK.

 

Se Enver Gashi, ud i zv.drejtorit të KEK-ut është vëllai i kryetarit të Obiliqit e ka konfirmuar vet i pari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës.

“Tani është zv.drejtor, ushtrues detyre”, deklaroi Xhafer Gashi.

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, Hysen Fazliu ka thënë për KALLXO.com se Enver Gashi është emëruar u.d i zv.drejtorit me propozim të menaxhmentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco