Serbët që e hoqën flamurin shqiptar në Koshare, u paraqitën si gazetarë amerikanë në Junik

Serbët që e hoqën flamurin shqiptar në Koshare, u paraqitën si gazetarë amerikanë në Junik

13:02, 15/10/2020 Nga Lirita Halili

Komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Syri.net rreth videos që e kanë publikuar sot mediat serbe. Ai e ka konfirmuar për Syrin se objekti në videon ku shihet një i ri teksa largon flamurin shqiptar nga një objekt në Koshare, për të cilin ata thonë se është prift, ndodhet në Koshare.

“Po, ky është objekt i Koshares”, ka thënë Berisha për Syri.net.

Sipas tij, objekti në fjalë ka qenë kazermë e ushtrisë jugosllave por që është bombarduar në luftë”, tha ai.

Berisha thotë se videoja mund të jetë realizuar ditët kur Ramë Manaj bashkë me disa zyrtarë serbë  ka qenë në Koshare për t’i kërkuar disa ushtarë serbë që kanë thënë se janë të varrosur atje.

“Para një jave Ramë Manaj me disa serbë kanë qenë atje. Ka mundësi që kjo video është bërë atë ditë...”, ka rrëfyer Berisha

Berisha thotë se aktualisht nuk e di nëse flamuri shqiptar ndodhet në objektin e bombarduar gjatë luftës, pasi tregon se ka kohë që nuk ka qenë në vizitë në atë vend.

“Prej fundit të gushtit nuk kam qenë nuk e kam parë nëse flamuri është aty apo jo. Një djalë nga Krusha e ka vendosur këtë flamur”, ka thënë ai.

Por detajet që jep Berisha, janë edhe më shqetësuese. Sipas tij, personat në video, kanë shëtitur hapur nëpër Junik duke u paraqitur si gazetarë amerikanë.

“Janë interesuar për luftën në Kosovë, kanë kërkuar nga zyrtarët e Junikut qe të shkojnë për t’i parë varrezat e Koshares”, ka thënë ai.

“Janë pritur e respektuar nga banorët e Junikut”...Image

 

Më 10 tetor, një prift nga rrethina e Beogradit arrit, me shumë vështirësi, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, njëri prej të cilëve gjithashtu i shërben Zotit, për të arritur në kullën e vrojtimit Koshare. Videon e ka publikuar gazeta serbe “Novosti”, raporton Syri.net

Pas përkujtimit të të gjithë heronjve nga Kosharja, prifti u ngjit në dyshemenë e ndërtesës ku pa flamurin shqiptar:

 “Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco