Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë tani!

Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë tani!

12:09, 14/10/2020

Nga Tritan Shehu.

Bravo naftëtarëve, por dhe minatorët duhet të reagojnë!

Memaliaj, një qytet që ka ekzistuar me minierat e qymyrit duke arritur në 2800 minatorë në vitet 80-të, tashti është i zhytur në varfëri e braktisje të çdo lloji:

Kjo qeveri mbylli dhe spitalin e atij qyteti kur ai mund të kthehej në një qendër lokale parandalimi, mjekimi, rehabilitimi etj. për disa nga sëmundjet profesionale të minatorëve të qymyrit a më shumë.

Një pjesë e madhe e tyre vuajnë nga dëmtime të rënda pulmonare, që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje të specializuar dhe që fatkeqësisht ua shkurtojnë shumë jetën apo dëmton rëndë cilësinë e saj.

Nuk ka asnjë kujdes të veçantë për gjendjen shëndetësore të tyre në nivel të kujdesit parësor për vaksinimin gratis, qoftë edhe për virozat periodike, ekzaminimet speciale laboratorike, pulmonare e kardiake, që duhet të bëjnë periodikisht, rimbursimit të mjekimeve qoftë dhe akute.

Të ndodhur në këtë gjendje shëndetësore edhe pasojat e sëmundjeve të tjera. qoftë dhe të gripit të zakonshëm janë shumë më të rënda se sa mbi pjesë të tjera të popullsisë etj.

Nuk ka asnjë zhvillim për pensionet suplementare të domosdoshme të tyre për këto vite që u kanë mbetur për të jetuar. E njëjta gjë edhe ndaj familjeve të atyre ish-minatorëve që nuk jetojnë më, duke u ndarë në moshë të re e varfëri të plotë.

Dhe të gjitha këto elemente së bashku me të tjerë, të lidhura me transportin, jetën sociale etj. përbëjnë “Statusin e Minatorit”.

Fatkeqësisht kjo qeveri e papërgjegjshme e hodhi në kosh projektin e paraqitur disa kohë më parë duke lënë në harresë gjithçka, me gjithë premtimet në 3D që ka bërë.

Në këto kushte ka vetëm një mundësi, presioni i fortë i atyre, organizimi i mirë e protestat e palëkundshme, të cilat unë dhe si i votuar nga ata njerëz i inkurajoj, duke i cilësuar të domosdoshme dhe legjitime.

Rilindja nuk kupton gjuhë tjetër përveç asaj të presionit e forcës popullore.

Kush ka akoma iluzione se mund të vendosë, jo vetëm të drejtat sociale, por dhe ato universale e demokratike me lutje, letra, diskutime etj nuk ka kuptuar asgjë nga sa ka ndodhur këto vite në Shqipëri.

Regjimet shemben!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco