Zhupa publikon videon: Padia është reale, Veliajn e pret drejtësia!

Zhupa publikon videon: Padia është reale, Veliajn e pret drejtësia!

12:11, 14/10/2020

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, se PD nuk i ka depozituar paditë ndaj tij. “Mezi po pres që Partia Demokratike të bëjë padinë. Unë i kam dosjet gati dhe thjesht po pres që të bëhen zyrtare,” deklaroi Veliaj.

Reagimi i Zhupës

Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt!

Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën.

Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qendrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco