Hoqën barrierat e rrugës për karburantin, pranga zyrtarëve

Hoqën barrierat e rrugës për karburantin, pranga zyrtarëve

11:22, 14/10/2020

Ndërtimi i një karburanti në aksion rrugor “Plepa - Kavajë” dhe miratimi i një leje për hyrje-dalje në rrugën kryesore, ka sjellë arrestimin e disa zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shqiptar në Durrës.

Deri tani mësohet se në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa në kërkim janë dhe disa të tjerë.

Operacioni është kryer sot në mëngjes nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se të proceduar për këtë çështje janë disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor në Durrës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, i cili nuk është arritur të gendet nga policia.

Mustafa Koka, sipas burimeve të policisë, është ndërtuesi i një karburanti në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajë. Burimet shtojnë se për këtë karburant ai është shpronësuar me mbi 200 milion lekë të vjetra nga ARRSH, pasi sipërfaqen e truallit dhe karburantit ia kapte plani për zgjerimin e rrugës.

Por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, Mustafa Koka, dhe me ndihmën e zyrtarëve të ARRSH-së, të cilët thonë burimet kanë shpërdoruar detyrën, Koka ka prishur barrierën mbajtëse të rrugës, duke krijuar hyrje-dalje në rrugën kryesore të paligjshme.

Ky veprim është kryer me argumentin se sipërfaqja e tokës ku është ndërtuar rruga, vijonte të ishte e biznesmenit Mustafa Koka, kur në fakt nga verifikimi i dokumentacionit, ky i fundit rezultonte të ishte shpronësuar nga ARRSH-ja, disa vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco