Rusia dhe Kina fitojnë vendet në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut, Mike Pompeo i cilëson zgjedhjet  të ‘neveritshme’

Rusia dhe Kina fitojnë vendet në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut, Mike Pompeo i cilëson zgjedhjet të ‘neveritshme’

09:39, 14/10/2020

Rusia dhe Kina janë zgjedhur në këshillin e të drejtave të njeriut të KB për tre vitet e ardhshme, por Arabia Saudite  e cila ishte zgjedhur në 2016 me 152 vota pro nuk arriti të rizgjidhej përsëri,

Në votimin e fshehtë që u mbajt nga Asambleja e Përgjithshme e të OKB-së  arritën të zgjidheshin: Pakistani me 169 vota, Uzbekistani me 164 vota, Nepali me 150, Kina me 139, ndërsa Arabia Saudite që ishte një anëtar i zgjedhur në këshillin e të drejtave të njeriut të KB për tre vitet e ardhshme humbi pasi mori vetëm 90 vota.

Pakistani dhe Kuba u zgjodhën si përfaqësuesit e rajoneve të tyre ndërsa Franca dhe Britania u zgjodhën pa kundërshtim si përfaqësuesit e Europës në këshillin me 47 vende përfaqësuese.

I vetmi rajon i kontestuar në zgjedhjet e vitit 2020 ishte Azi-Paqësori, ku Kina dhe Arabia Saudite ishin në një garë me shtetet e tjera si Pakistanin, Uzbekistanin dhe Nepalin për tu zënë 4 vendet e lira.

Sarah Leah Whitson, drejtoreshë ekzekutive e Demokracisë për Botën Arabe Tani (DAWN), organizata e themeluar nga Jamal Khashoggi, tha: Princi i kurorës Mohammed bin Salman ka dëmtuar pozitën globale të vendit të tij dhe kjo solli humbjen e vendit në Këshillin e KB-së.

Sekretarja e jashtme në hije e Mbretërisë së Bashkuar, Lisa Nandy, bëri presion për sekretarin e jashtëm, Dominic Raab , për të deklaruar publikisht se MB nuk do të mbështeste Kinën. Ai nuk pranoi ta bënte këtë, duke argumentuar se praktika normale, e ndjekur nga qeveritë e mëparshme Laburiste dhe Konservatore, nuk është të zbulojë se si kishte votuar MB apo nëse kishte abstenuar.

Zgjedhja e Rusisë Kubës dhe Kinës ka shkaktuar reagime të forta nga disa grupe të drejtave të njeriut në botë sepse sipas statistikave dhe raporteve ata janë vendet që kanë shkelur më së shumti liritë më themelore të njeriut.

Sekretari Amerikan Mike Pompeo tha që : Zgjedhja e Rusisë Kubës dhe Kinës tregon dhe vërteton  më së miri arsyen pse SHBA-të janë tërhequr nga ky këshill. Këta janë vendet me të dhënat më të neveritshme për të drejtat e njeriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco