Vetëm në 1 vit, borxhi i Shqipërisë rritet me 2 miliard dollarë!

Vetëm në 1 vit, borxhi i Shqipërisë rritet me 2 miliard dollarë!

09:32, 14/10/2020

Në një analizë të fundit të, Bankës Botërore, për borxhin aktual të Shqipërisë dhe projeksionin e tij jepen shifra të frikshme.

Sipas një projeksioni të thjeshtë të BB, borxhi publik i Shqipërisë parashikohet që të shkojë në rreth 81.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit financiar, 2020-2021, kurse totali i borxhit të jashtëm shkon në rreth 11.5 mld dollarë.

Pra kemi një rritje me rreth 2 mld dollarë që vjen edhe si pasojë e pandemisë dhe e tërmetit, ndërkohë që borxhi publik do të ngjitet në rreth 12.4 mld dollarë nga rreth 10.4 që ishte në fund të 2019-ës.

Në raportin periodik të publikuar një javë më parë, Banka Botërore e vlerësonte borxhin publik të vendit tonë në 81.3% të PBB-së këtë vit dhe atë të ardhshëm.

Sa i përket borxhit të jashtëm në 2019-ën, sipas të dhënave të Bankës Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 7.3 mld janë borxh afat-gjatë, rreth 1.8 mld borxh afat-shkurtër dhe rreth 448 mln dollarë nga FMN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco