Borxhi Publik, PD - Ramës: Kot krahasoheni me ne, ne rritëm pagat, ju rritët taksat dhe në pandemi

Borxhi Publik, PD - Ramës: Kot krahasoheni me ne, ne rritëm pagat, ju rritët taksat dhe në pandemi

09:20, 14/10/2020

Një betejë shifrash është zhvilluar sot midis Kryeministrisë dhe Partisë Demokratike për Borxhin Publik.

Pas minuta pasi Edi Rama u mburr se uli Borxhin Publik dhe rriti investimet, Dorjan Teliti, Shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës i ka përplasur shifrat e rënda të Borxhit Publik në 2020 me fjalët: “Më kot krahasoheni me ne!”.

Teliti argumenton se në periudhën “2006 – 2013, Borxhi Publik u rrit me vetëm 10% të PBB-së, përfshirë detyrimet e prapambetura, me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu Rrugën e Kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa në periudhën 2014 - 2020, Borxhi u rrit me 29% të PBB-së, përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22 km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin Pblik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter, - nënvizoi Teliti gjithnjë duke lexuar shifrat. -  Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.”

Shifrat e PD:

Image

Po çfarë pretendoi Rama sot?

“Dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik – shkroi ai në Fb, - nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë.”

Shifrat e Ramës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco