Basha: Dako nuk është Veza e Artë, por i penduari që Rama s'e lëshon se i dëshmon vjedhjet!

Basha: Dako nuk është Veza e Artë, por i penduari që Rama s'e lëshon se i dëshmon vjedhjet!

09:04, 14/10/2020

“Prisni peshkun e madh?!- U shtroi pyetjen dje, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gazetarëve në konferencën e shtypit dhe po vetë e dha përgjigjen se drejtësi të pavarur nuk do të ketë sepse Kryeministri ka tmerr prej saj. Rasti më flagrant është ai i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Ës, të cilin Rama e mban fort jo se ka bërë vezën e artë, por sse në qoftë se do ta lëshojë ën duart e drejtësisë, ai do të dëshmojë vjedhjet dhe batërdinë që ka bërë pikërisht me urdhër të Ramës.

"Sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, sa kohë të ketë një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi. Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur ka një qeveri dhe një kryeministër që nuk i bën presion drejtësisë, - theksoi kryetari i PD-së. - Dhe po jua edhe një herë që ju kam thënë ambasadorëve, që drejtësia është e kapur nga PS, që Reforma në Drejtësi nuk rezultoi në atë që deshëm ne dhe votuam ne, këtë nuk ka fëmijë që nuk e ka kuptuar në Shqipëri...

Mjafton të shohësh rastet, Tahiri, Dako, Gjiknuri e të kuptosh se çfarë tmerri ka Edi Rama nga drejtësia e pavarur.

Përse e mban Dakon në kryesi ai?! Se ka sinjal më të fortë se Departamenti i Shtetit ta vërë në listën e zezë?!

Përse nuk bën zgjedhje në parti?!

Nuk bën zgjedhje për të mbajtur Dakon në kryesi!

 Çfarë është ky Dako, Veza e Artë është?!

Jo more jo! 

Ky është dëshmitari, i penduari, që në qoftë se Edi Rama e lëshon, del dhe dëshmon vjedhjet, badërdisjen, shkeljen e ligjit që ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe e njëjta gjë edhe me të tjerët!

Prandaj ka një dhe vetëm një shkaktar, që Reforma në Drejtësi akoma nuk po jep rezultatet e veta dhe ky është Edi Rama që ka tmerr gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur.

Me këtë qeveri nuk ka për të patur drejtësi. Me këtë kryeministër do të vazhdojn ë të mbrojnë çdo zyrtar dhe politikan të korruoptuar dhe do të vazhdojnë të sabotojnë çdo aspekt të Reformës në Drejtësi siç kanë bërë deri më sot," theksoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco