Fillon të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit për pikën kufitare në Merdare

Fillon të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit për pikën kufitare në Merdare

09:51, 09/10/2020

Menaxhimi i pikës kufitare në Merdare dhe operacionlizimi i përbashkët mes Prishtinë e Beogradit tashmë ka filluar të zbatohet që nga e hëna – raporton Syri Kosova.

Në bisedimet e Brukselit në vitin 2013 ishte arritur kjo marrëveshje mirëpo me 4 shtator në Uashington u rishkrua si pikë e marrëveshjes sërish menaxhimi i përbashkët i pikës kufitar.

Të dy palët do të hapin dhe do të operalizojnë Pikën e Përbashkët Kufitare në Merdare.

Syri Kosova ishte në pikën kufitar në Merdare ku ka parë nga afër se tashmë gjitha procedurat kufitare po bëhen në objektin e ndërtuar nga Bashkimi Evropian.

Qytetarët janë duke e mirëpritur këtë bashkëpunimi pasi pritja por edhe maltretimet nga nga pala serbe janë evituar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco