Damian Gjiknuri nuk i ndahet ‘tërmeteve’

Damian Gjiknuri nuk i ndahet ‘tërmeteve’

12:21, 28/09/2020

Komisioni për Çështjet Ligjore po diskuton sot dy nismat e njëanshme për Kodin Zgjedhor, atë të Edi Ramës që i mbyll listat dhe të Myslim Murrizit i cili kërkon që pragu elektoral të jetë 1 për qind.

Gjatë kësaj mbledhje, mbajti fjalën e tij edhe përfaqësuesi i maxhorancës në këshillin Politik ‘tërmeti’ Damian Gjiknuri.

Ky i fundit, ndër të tjera u shpreh se ‘së fundmi ndodhi një tërmet politik, siç është ndryshimi i Kushtetutës’.

‘Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat.

Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës’, tha Gjiknuri.

Përmendja e fjalës ‘tërmet’ nga përfaqësuesi i Ramës shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit. Kjo, pasi në përgjimet e BILD, ku flitej për zgjedhjet në Dibër, ishte kjo fjalë që dëgjohej të thuhej nga ana e Damian Gjiknurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco