Alibej, killer i `Kompanisë Bello` për të eliminuar kundërshtarët në Shqipëri

Alibej, killer i `Kompanisë Bello` për të eliminuar kundërshtarët në Shqipëri

11:46, 19/09/2020

Duket se veprimtaria e të ashtuquajturës “Kompania Bello” që ishte shndërruar në një nga shitëset më të mëdha të kokainës në Europë, ishte e shtrirë me mjaft aktivitet dhe vrasje të porositura edhe në Shqipëri.

 Kështu  janë zbardhen të tjera detaje pas arrestimit te Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dyshuar si porositës i 3 vrasjeve.

“News 24” raporton se dyshimet e para flasin se Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare se ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezidente në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin droga të forta në Europë.

Kështu, atij, dyshohet se i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm.

Nga hetimet dyshohet se konkurrenca në trafikun e drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes se Emiljano Rsmazanit e Regis Runajt.

Ndërsa vrasja e Bujar Çeles dyshohet se është mesazh për vellain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco