Skandaloze/Ministria e Mbrojtjes, me gabime gjuhësore e teknike, njofton përfundimin e trajnimit

Skandaloze/Ministria e Mbrojtjes, me gabime gjuhësore e teknike, njofton përfundimin e trajnimit

22:26, 14/08/2020

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim rreth përfundimit të trajnimit tremujor “Komando-Bereta” nga trupa ushtarake e FSK-së. Ajo që bie në sy në njoftimin e kësaj ministrie janë gabimet e tmerrshme gjuhësore të posterit që ajo ka shpërndarë – shkruan Syri.net Kosova

Në përshkrim vërehet se në asnjë moment nuk është përdorur shkronja ë, duke u mjaftuar vetëm me zanoren e. Po ashtu përemri 'çdo' shkruhet 'gjdo'. Parafjala 'në' shënohet e bashkuar me emrin 'vdekje' duke dhënë kështu një fjalë 'n'vdekje'. Njësoj është vepruar edhe te mbiemri 't'gatshëm', ku shkronja ë është zëvendësuar me apostrof, si dhe te folja 'të luftojmë', e cila është shkruar 't'luftojmë' edhe pse nganjëherë për shkak të rimës lejohen apostrofat.

 

Në fakt nuk është hera e parë që ministri të ndryshme lëshojnë të tilla gabime elementare të gjuhës shqipe. Për me tepër kemi dhe ministra e deputetë të Kuvendit që në vazhdimësi bëjë gabime të tmerrshme gramatikore./syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco