Rikthehen britanikët, rekomandojnë Komisionerin e Agjencisë së Informacionit dhe Privatësisë

Rikthehen britanikët, rekomandojnë Komisionerin e Agjencisë së Informacionit dhe Privatësisë

13:19, 13/08/2020
Ambasada britanike është shprehur e kënaqur për rifillimin e punës së projektit të tyre për rekrutim, duke e përkrahur Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për rekrutim për pozitën e Komisionerit të Agjencisë së Informacionit dhe Privatësisë.

Nëpërmjet një njoftimi ata thonë se ky proces transparent është monitoruar nga shoqëria civile dhe zyra e BE-së në Kosovë dhe është dhënë rekomandimi para votimit nesër në Kuvend, shkruan Syri.net Kosova.

Ata presin që deri sa vendimet merren për këtë pozitë dhe pozitat e ardhshme, institucionet kosovare ta respektojnë këtë parim dhe Memorandumin tonë të Mirëkuptimit në bazë të së cilit zotohen se do ta zgjedhin kandidatin me rezultatet më të larta.

"Jemi të kënaqur të shohim se projekti jonë i rekrutimit e ka rifilluar punën, duke e përkrahur Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për rekrutim për pozitën e Komisionerit të Agjencisë së Informacionit dhe Privatësisë. Ky proces transparent është monitoruar nga shoqëria civile dhe zyra e BE-së në Kosovë dhe është dhënë rekomandimi para votimit nesër në Kuvend. Rekrutimi transparent dhe meritokratik është thelbësor për zhvillimin e institucioneve të fuqishme dhe llogaridhënëse. Deri sa vendimet merren për këtë pozitë dhe pozitat e ardhshme (www.kosovoselection.org), ne presim që institucionet kosovare ta respektojnë këtë parim dhe Memorandumin tonë të Mirëkuptimit në bazë të së cilit zotohen se do ta zgjedhin kandidatin me rezultatet më të larta", thuhet në komunikatë..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco