Kusari-Lila ngacmon Mustafën për menaxhimin e pandemisë: Po sqarohet kush është ‘xhelati’

Kusari-Lila ngacmon Mustafën për menaxhimin e pandemisë: Po sqarohet kush është ‘xhelati’

12:26, 13/08/2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pasi që Kosova është radhitur e para në botë sa i përket rasteve të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë.

Kusari-Lila thotë se këto të dhëna flasin mjaftueshëm për atë se si Armend Zemaj e ka menaxhuar pandeminë.

“Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet”, ka shkruar ajo në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ajo ka ngacmuar edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën, i cili para pak ditësh e kishte quajtur vetë deputeten si ‘xhelat’ pas reagimit që e njëjta kishte bërë pas infektimit të Avdullah Hotit me COVID-19.

“Sipas këtij grafikoni, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.”, ka shtuar tutje ajo.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës, pa ndërhyrje:

Kosova e para në Botë (prapë) për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë nga virusi SARS-nCoV-2, pasuar nga Peruja, Bolivija, Meksika, Panama.

Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet.

Kosova e vogël po prin me vdekje nga virusi. Pushtetarët po keqmenaxhojnë dhe po abuzojnë me testime në laboratoret private, duke rrezikuar ende më shumë jetën e qytetarëve, atyre që janë sëmurë, por edhe atyre të shëndoshë, të cilët si pasojë e alarmit kolektiv ia mësyn laboratorëve privat të cilët shumë shpejt mund të shëndrrohen në burime të reja të infeksionit.

Të mos kesh legjitimitet politik është një e metë dhe dëm që i bëhet demokracisë. Por, të kesh deficit të përgjegjësisë njerzore, morale dhe të kesh synim përfitimin në kurriz të qytetarëve në mes të pandemisë, është krim dhe shkelje e të drejtave njerëzore.

Sipas këtij grafikoni, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco