'Rama nuk do ta realizojë marrëveshjen detare me Greqinë!'

'Rama nuk do ta realizojë marrëveshjen detare me Greqinë!'

11:40, 13/08/2020

Nga Tritan Shehu

Duke lexuar disa opinione dëshiroj të them se është një iluzion të mendosh që kjo qeveri ka vullnet apo mund të realizojë atë marrëveshje të domosdoshme:

— Ishte kjo Rilindje që krijoi të gjithë atë histeri artificiale për të hedhur në erë marrëveshjen racionale e plotësisht të pranueshme të realizuar nga qeveria ‘Berisha’, jo vetëm për një “kapital” primitiv politik të saj, por dhe “nën presion”.

— Më tej ishte po kjo, që e detyruar qoftë nga domosdoshmëria e përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë (të shkatërruara qëllimisht prej saj), qoftë për të korrigjuar imazhin destruktiv të saj, apo si një “gjethe fiku” për integrimin, luajti për disa vite me “këngë e valle” për të transmetuar perceptimin e rremë se po e realizonte atë marrëveshje. Përfundimi asgjë, asnjë hap konkret nuk u publikua, dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse as nuk e dëshironte këtë dhe as nuk ishte a është e lirë ta realizojë.

—Veçanërisht kjo është e pamundur të realizohet tashmë për arsyet e mësiperme që qëndrojnë, por dhe për faktin se kjo qeveri “në ikje”, pa Ministri të Jashtme, pak muaj pranë zgjedhjeve, nuk mund, nuk ka as të drejtën politike, legale a morale të avancojë në atë drejtim.

Pra kjo ngel një çështje për t’u zgjidhur nga qeveria e ardhshme demokratike, që e bazuar në parimet ndërkombëtare, procesin tone të integrimit, domosdoshmërinë e definimit dhe të atij kufiri, jo vetëm për marrëdheniet strategjike me Greqinë, por dhe për stabilitetin e rajonit, të angazhohet.

Sidoqoftë, për të qenë transparent, dëshiroj të theksoj, tashmë kur veprimet e Rilindjes kanë krijuar kaq hije e paragjykime absurde për këtë marrëveshje, duket se opsioni më real do të jete ai, që Shqipëria e Greqia në mirëkuptim t’i kalojnë çështjen gjykatës përkatese të Hagës për ta definuar atë kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco