Veliu shpreh ngushëllime për vdekjen e policit nga Klina

Veliu shpreh ngushëllime për vdekjen e policit nga Klina

12:03, 13/08/2020

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu përmes një telegrami, i ka shprehur ngushëllime familjes së policit  nga Klina, Gegë Prenaj, i cili ka ndërruar jetë.

Veliu tha se ai i ka shërbyer me dinjitet dhe krenari vendit, dhe se ka dhënë një kontribut të veçantë për vite me radhë për stacionin policor në Klinë.

Më poshtë  e gjeni të plotë letrën e Veliut:

 

                                Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Prenaj,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija për më të dashurin tuaj, zyrtarin policor z. Gegë Prenaj.

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta e një polici të shkëlqyer, i cili ka shërbyer me dinjitet dhe krenari duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

Z. Gegë Prenaj, punonte prej vitesh në stacionin policor të Klinës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke vënë rend dhe ligj.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me respekt,

Agim Veliu,

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco