Veliu e Zemaj dakordohen për krijimin e listës me nevoja urgjente për luftimin e pandemisë

Veliu e Zemaj dakordohen për krijimin e listës me nevoja urgjente për luftimin e pandemisë

20:33, 03/08/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kanë qenë të pranishëm në takimin ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI).

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot kanë mbajtur takim të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI).

Në këtë takim është vendosur që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i cili shoi se ka kërkuar më shumë mbështetje për MSH-në.

Njoftimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco