Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë se Qametit

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë se Qametit

23:06, 13/07/2020 Nga Klodian Tomorri

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike.

Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stërmundohet për të mirën dhe interesin publik.

Dëgjova me vëmendje sqarimin e ministres se Infrastrukturës Belinda Balluku nga foltorja e Parlamentit. Nga argumentet qe ajo shtroi kuptova se ne Ministrinë e Infrastrukturës këto 18 muaj është bere me shume pune se sa kane bere te gjitha qeveritë e tjera se bashku qe nga koha e Ismail Qemalit.

Kuptova gjithashtu se projekti i rrugës Milot-Fier është një sukses i paprecedente, ashtu si Unaza e Tiranes, bypassi i Vlorës, Thumane-Kashar, Rrogozhine-Qafe e Koshovicës, tuneli i Llogorasë, hidrocentrali i Sakavicës dhe çdo vizatim tjetër 3D me targën e Rilindjes. Argumentet ishin aq bindes saqë gati, gati edhe vete u ndjeva ne faj qe kisha dyshuar ne punën dhe qëllimin e mire te qeverise.

Por pikërisht ne atë moment m’u kujtua diçka tjetër. Ditën qe ministrja e Infrastrukturës merrej me zedhenesat e Qametit, ministria e saj po i linte peshqesh shqiptareve një tjetër Qamet; rrënimin përfundimtar te tregut te energjisë.

Ne 29 qershor Ministria e Energjisë, hapi ofertat e tenderit për përzgjedhjen e aksionareve për Bursën Shqiptare te Energjisë. Tenderi ishte një dështim total dhe oferta e vetme qe u paraqit ishte ajo e KOST-it, operatorit kosovar te transmetimit. Por përtej dështimit te Bursës, surpriza me e hidhur ishte largimi përfundimtar i gjigantit norvegjez Nord Pol nga Shqipëria. Edhe kjo një arritje tjetër e paprecedente qe nga koha e qeverise se Ismail Qemalit.

Dështimi i Bursës është gozhda e fundit ne arkivolin e sistemit energjetik te vendit. Një mall qe nuk ka treg, nuk tregtohet. Ose tregtohet me çmime abuzive

Mijëra biznese qe kane dale apo do te dalin nga furnizimi shtetëror me energji, do te jene skllevër te kontratave dypalëshe dhe asnjëherë nuk do ta kenë te sigurte furnizimin me energji ose ne rastin me te mire do ta blejnë shtrenjte atë. Investimet e pakta te mëdha dhe serioze ne vend si hidrocentrali i Banjës dhe Moglica te realizuara nga gjiganti norvegjez Statkraft, do te mbeten peng duke dhënë sinjale negative tek investitorët e ardhshëm potenciale. E gjitha kjo për shkak te paaftësisë se qeverise shqiptare për te krijuar bursën ose mungesës se dëshirës për te hequr dore nga tenderët e energjisë.

Me gjasa dështimi i bursës kërkon shpikjen e sabotatoreve te rinj ose zedhenesva te tjerë te qametit. Ne vitin 2015, Shqipëria ishte vendi i pare ne rajon qe nisi krijimin e Bursës se Energjisë. Por sot është zyrtarisht i vetmi vend pa burse ne Ballkan. I njëjti Nord Pool qe u largua nga Shqipëria, sapo ka përfunduar me sukses ngritjen e bursës ne Malin e Zi. Maqedonia po ashtu është ne fazën finale te krijimit te platformës se tregtimit te energjisë.

Bursa ishte mundësia me e mire për liberalizimin e tregut te energjisë ne vend. Një treg i liberalizuar sjell likuiditet për sektorin, por edhe çmime me te ulëta për konsumatoret. Por bursa dështoi, ndërsa sektori energjetik vazhdon rrënimin e pandalshëm financiar. E gjitha kjo vetëm qe qeveria me e mire qe nga koha e Ismail Qemalit te mos privohej nga tenderët e energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco