Operacioni i policisë në ora 21:00 në Prishtinë, ndalohen veturat e autobusët e trafikut urban

Operacioni i policisë në ora 21:00 në Prishtinë, ndalohen veturat e autobusët e trafikut urban

22:29, 13/07/2020

Fiks sot në javë Prishtina bashkë me tri komuna të tjera u futën nën llupën e orës policore, kjo pas rritjes së numrit me të infektuar me COVID-19.

Tash e shtatë ditë Policia e Kosovës po vazhdon me kontrolla të rrepta në rrugët e kryeqytetit, veçmas nga ora 21:00 deri në 05:00 kur është është kufizimi i lëvizjes së lirë.

Syri net Kosova  sjellë pamje tek Xhamia e Llapit në Prishtinë, ku pjesëtar të policisë kanë ndaluar një autobus urban, derisa i njëjti ishte në lëvizje pas orës së ndaluar.

Nuk dihen arsyet se pse u ndalua shoferi i këtij autobusi, derisa po ndalohen edhe makina, e qytetarë që nuk respektojnë masat e Qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco