Ja sa vota mori në zgjedhjet e fundit deputeti i LDK-së që kërcënoi Vjosa Osmanin

Ja sa vota mori në zgjedhjet e fundit deputeti i LDK-së që kërcënoi Vjosa Osmanin

08:57, 11/07/2020 Nga D.G.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj u bë lajm ditën e djeshme, pasi ky i fundit në seancën e Kuvendit të Kosovës për rishikimin e buxhetit iu vërsul kryeparlamentares njëherësh edhe bashkëpartiakes Vjosa Osmani.

E deputeti i LDK-së, në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, nuk kishte arritur të jetë fatlum që të zgjidhet në mesin e kandidatëve më të votuar të kësaj partie për tu zgjedhur deputet.

Por, situata ndryshoi me krijimin e qeverisë Kurti, ku me emërimin e disa prej deputetëve të LDK-së ministra në këtë kabinet, ishte Ukaj ai i cili pati fati fatin që venin e lën bosh nga ministrat e sapozgjedhur, ta zinte ai vendin si deputet.

Deputeti Ukaj në zgjedhjet e 6 tetorit arriti të mbledh 7.549 vota në total.

Image

Listën e plotë për secilin kandidat mund ta gjeni KËTU

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco