Tentim sulmi i deputetit ndaj Vjosa Osmanit, qytetarët 'shpërthejnë' në rrjetet sociale

Tentim sulmi i deputetit ndaj Vjosa Osmanit, qytetarët 'shpërthejnë' në rrjetet sociale

08:58, 11/07/2020 Nga D.G.

Gjatë seancës për rishikim të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme ndodhi ajo që nuk ndodhi qe shtatë legjislatura të Kuvendit që nga paslufta.

Në këtë seancë, pati një përplasje të pazakontë, e cila përpak sa nuk qoi deri në përdorimin e dhunës nga deputeti Xhavit Ukaj ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ukaj, iu vërsul kryetares së kuvendit, mirëpo me intervenimin e ministrave dhe deputetëve u parandalua më e keqja, përdorimi i dhunës nga një deputet mashkull kundrejt një kryeparamentare femër, dukuri e cila nuk u pa asnjëherë që nga paslufta në Kosovë në këtë institucion.

Menjëherë pas veprimit të deputetit Ukaj është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës.

“Ndërpritet seanca për shkak të paedukatës së një deputeti”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Pas kësaj situate, ka reaguar edhe kryetarja Osmani, e cila përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se ka paraqitur në polici si kërcënim ndaj saj, veprimin e deputetit.

"Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit"

Por kërcënim nuk e quajti, deputeti në fjalë Xhavit Ukaj.

Ukaj për media tha se nuk e ka ofenduar dhe kërcënuar kryetaren e Kuvendit dhe bashkëpartiaken e tij Vjosa Osmani.

Ai tha se u afrua te Osmani për tu konsultuar se pse ia bëri me gisht.

“Ju e keni parë në televizor, dhe kurrgjë kurrkujt, janë kamerat incizimet. Unë as nuk e kam ofenduar as nuk e kam kërcënuar asgjë. Un ë e mohoj edhe mos me mohu unë janë kamerat aty. Janë inçizimet, qyshdo që them unë janë inçizimet”, ka thënë Ukaj.

E kjo situatë e pazakontë nuk kaloj pa 'shpërthimin' e qytetarëve në mbrojte të kryeparlamentares Osmani, të cilët shfrytëzuan rrjetin social Facebook për të reaguar përmes komenteve.

Syri.net Kosova iu sjellë disa prej qindra e mijëra komenteve që vërshuan rrjetin social.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco