Basha: Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve

Basha: Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve

12:13, 06/06/2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur takimet me qytetarët në Tiranë, me biznesmenët e vegjël, që po vuajnë krizën. Në një video ku shfaqet duke folur bashkë me ta, Basha shprehet se “ka vetëm një rrugë, të bashkohemi të gjithë. Shqipëria për të gjithë, jo për një grusht njerëzish”.

Basha ka pasur pranë një zonjë, e cila ka treguar se nuk ka marrë asnjë lek gjatë kësaj periudhe krize. “Të shkojmë e t’ia marrim atje tek shtëpia, atje në Surrel”, dëgjohet zonja.

Më tej, zonja e ka pyetur direkt Bashën” Si do të veprosh me parët tona? Do të na i kthesh, do të na ndihmosh? Po me pronat tona, çdo të bësh?!

Basha ia ktheu përgjigjen aty për aty: Dëmet duhet t'i dëmshpërblejë shteti, ne do të zbatojmë ligjin, jo tarafet Për pronat do ta diskutojmë më pas, por më parë do të shfuqizojmë ligjin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco