Palët kanë arritur dakordësinë për Reformën Zgjedhore. Raportimet e para thonë se është rënë dakord për identifikimin biometrik.
Në këtë mënyrë, identifikimi elektronik 100 përqind do nisë që këto zgjedhje.
PS tërhiqet nga depolitizimi i administrates zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE dhe të pranuar nga PD në mëngjes për depolitizimin.
Komisionet mbeten siç janë aktualisht për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe të përgjithshme. Riformatohet KQZ në tre trupa, të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus. Nenkryetari zgjidhet nga opozita dhe do ngarkohet me menaxhimin e sistemit teknologjik për identifikimin biometrik..
Vijon puna për çështjet e tjera në Këshill që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Parlamenti nuk e ndryshon dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik.
Rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.
© SYRI.net