Bëri gropë vendin për një dekadë, Rama kërkon dy mandate deri në 2030-ën

Bëri gropë vendin për një dekadë, Rama kërkon dy mandate deri në 2030-ën

19:30, 05/06/2020

Pasi e bëri Shqipërinë një gropë të madhe për thuajse një dekadë, duke zhbërë edhe ato gjëra të mira që ishin bërë në vend, pasi dëboi gjysmë milionë njerëz dhe shkatërroi bazat e ekonomisë, kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e radhës.

Ironia është se nuk kërkon një mandat, por dy mandate. Këtë herë ai ka nxjerrë në një konferencë për shtyp ministrin e Rindërtimit dhe Covid-it dhe shumë gjërave të tjera, Arben Ahmetaj për të prezantuar planin ‘Shqipëria 2030’. Ahmetaj premtoi heqje të tatim-fitimit për gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Në mënyrë skandaloze dhe paradoksale, sa më e madhe bëhet gropa që i krijon ekonomisë dhe shtetit shqiptar, aq më shumë kërkon Edi Rama të qëndrojë në pushtet.

Dekadën e parë si ministër dhe kryebashkiak shkatërroi kulturën dhe ktheu Tiranën një qytet kaotik, që vështirë të zhbëhet më. Krimi njohu majat më të larta të pushtetit falë tij në atë dekadë dhe kjo vazhdoi në mënyrë të ethshme në dekadën e dytë të Ramës në krye të ekzekutivit.

Tani, pasi është identifikuar edhe nga mbështetësit e tij më të zellshëm si kryeministri më i dobët, më i paaftë, më i lidhur me krimin dhe më skandalozi, Rama kërkon edhe një dekadë tjetër në pushtet. Të gjithë të dhënat sugjerojnë se një mandat i radhës për Ramën është thjesht i pamundur. Por ëndrra për dy mandate nuk është më as arrogancë, por lajthitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco