Draft-opinioni/ Boçi: Anti-shpifja e Ramës mbytet në Venecia

Draft-opinioni/ Boçi: Anti-shpifja e Ramës mbytet në Venecia

19:16, 05/06/2020

 

Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje lidhur me paketën anti-shpifje duke i dhënë shuplakën e rradhës kryeministrit Edi Rama.

Draft-opinioni i tyre është shkatërrimtar. Ai e rrëzon plotësisht këtë paketë duke ngritur dyshime të forta për qëllimet e qeverisë.

Venecia konsideron se draft-amendamentet e ligjit për shërbimet audiovizive nuk janë gati për zbatim në variantin aktual.

Lidhur me këtë zhvillim reagon edhe ish-deputeti i PD dhe ish-anëtari i Komisionit Parlamentar për Mediat, Luçiano Boçi.

Përmes një reagimi në Facebook, Boçi shkruan se, anti-shpifja e Ramës mbytet në Venecia.

"Aty shprehen saktë të gjitha shqetësimet e artikuluara nga PD dhe gazetarët që shoqëruan debatin për këtë paketë", shkruan ndër të tjera ish-deputeti.

Postimi i plotë:

ANTISHPIFJA E RAMËS MBYTET NË VENECIA

Komisioni i Venecias ka rrëzuar paketën ligjore, të emërtuar me bujë si “antishpifje”, që vendoste diktatin e regjimit të Ramës mbi median online.
Ishte Këshilli i Europës, ai i cili, pas reagimit të shoqatave të gazetarëve, opozitës dhe presidentit, e dërgoi antishpifjen në Komisionin e Venecias.

Draft-opinioni i jep një goditje të rëndë tentativës së Ramës për t’i mbyllur gojën medias online.

Aty shprehen saktë të gjitha shqetësimet e artikuluara nga PD dhe gazetarët që shoqëruan debatin për këtë paketë.

Draft-opinion qartazi evidenton efektet negative të këtij ligji ndaj lirisë së medias dhe kërkon një rishikim absolut te amendamenteve që prekin Ligjin për mediat audiovizive.
Amendimet konsiderohen të pazbatueshme.

Midis rregullimit me ligj dhe vetërregullimit, Komisioni inkurajon ngritjen e një institucioni vetërregullues, duke vulosur kështu panevojshmërinë e një pakete të tillë antishpifje.
Krahas kësaj, në raport theksohet politizimi i AMA-s e i Këshillit të ankesave dhe kërkohet gjetja e një formule që rrit pavarësinë e këtyre organeve.

Komisioni është kundër dhënies së një fuqie të madhe administrative AMA-s dhe kundër gjobave penalizuese, të cilat i barazvlerëson me burgimin.

Ndërkohë kërkon rikonsiderimin e ankimimit e vendimit gjyqësor.

Vendimi i KE dhe opinioni i Komisionit kësisoj janë në sinkron me të gjitha përpjekjet e faktorëve politikë dhe apolitikë që mbrojnë me forcë lirinë e medias në Shqipëri.
Ne përshendesim pëpjekjet e disata të KE në mbrojtje të lirisë së medias dhe mbështesim draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco