Blushi: 'Venecia' konfirmoi qëndrimin e presidentit kundër ligjit ‘Anti-shpifje’

Blushi: 'Venecia' konfirmoi qëndrimin e presidentit kundër ligjit ‘Anti-shpifje’

17:53, 05/06/2020

Institucioni i Presidentit të Republikës ka përshëndetur nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, vendimin e Komisionit të Venecias për kthimin pas të paketës ‘anti-shpifje’

‘Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve "anti-shpifje".

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

- Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim. Liria dhe pavarësia e Medias e Para!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco