Thumana, Basha denoncon me video mashtrimin e Ramës: 'Puna' zgjati aq sa transmetimi me regji

Thumana, Basha denoncon me video mashtrimin e Ramës: 'Puna' zgjati aq sa transmetimi me regji

09:56, 04/06/2020

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar sot me video, mashtrimin e kryeministrit për rindërtimin nga tërmeti, duke publikuar pamjet nga Thumana. Njesoj si 56 ditë më parë, rrënojat vazhdojnë të mbulojnë Thumanën. 

Videoja me dy plane bën krahasimin e dy vizitave të Edi Ramës, të parës me 8 prill dhe tjetrës sot, ku situata paraqitet po njelloj. Asnjë sheh i hapur për ndërtimin e shtëpive të reja.

Në mesazhin e tij në Fb, Basha shkruan:

Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë. Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. "Puna" zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco