Lirohet aktivisti i VV’së, bën padi ndaj truprojave të Thaçit

Lirohet aktivisti i VV’së, bën padi ndaj truprojave të Thaçit

07:50, 04/06/2020

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani, është liruar dhe ka iniciuar rast penal ndaj truprojave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.

“Aktivisti i Vetëvendosjes është liruar nga ndalimi i panevojshëm nga Policia e Kosovës. Veroni ka hap rast penal kundër truprojave të presidentit Thaçi në Inspektoratin Policor të Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Ai gjithashtu ka shkruar tutje se, “aktivisti i Vetëvendosjes brutalisht dhe pa asnjë arsye është sulmuar nga truprojat e Thaçit duke i shkaktuar lëndime të shumëfishta trupore, për të cilat ai ka marrë trajtim mjekësor nga ndihma e shpejtë në Klinikën Emergjente në Prishtinë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco