Ministri i Mbrojtjes nderoi me medalje atasheun ushtarak nga Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes nderoi me medalje atasheun ushtarak nga Shqipëria

15:55, 29/05/2020

Ministri i Mbrojtjes  Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në takim lamtumiresh atasheun ushtarak të Republikës së Shqipërisë, kolonelin Eduart Bala, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Në takim të pranishëm ishin edhe zëvendësministri Enver Dugolli dhe sekretari i përgjithshëm Faruk Geci, si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së.

Në fillim, ministri Quni dhe gjeneral Rama falënderuan kolonelin Bala për kontributin e çmuar dhe profesional në thellimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Më pas, ministri Quni, në shenjë falënderimi për angazhimin e madh gjatë shërbimit të tij në Kosovë, kolonelit Bala i dha medaljen „Për shërbim të shquar“.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi falënderoi kolonelin Bala për bashkëpunimin e dyanshëm mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si shenjë mirënjohjeje i dha medaljen „Për shërbim vetëmohues“.

Në fjalën e tij, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi falënderoi ministrin Quni dhe gjeneralin Rama për pritjen dhe bashkëpunimin e dyanshëm në mes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Ushtrisë së Kosovës.

Ai, gjithashtu premtoi vazhdimin dhe ngritjen e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të veçantë për të dyja ushtritë.
Ndërkaq, atasheu ushtarak, koloneli Bala, shprehu falënderimin e tij, për ministrin, komandantin dhe stafin e Ministrisë dhe të FSK-së, për pritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco