Mblidhet Kuvendi i  Pejës ja çfarë vendimesh u miratuan

Mblidhet Kuvendi i Pejës ja çfarë vendimesh u miratuan

15:26, 29/05/2020

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e kryetarit të komunës së Pejës,  Gazmend Muhaxheri, nënkryetarit, drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u diskutua për disa pika më rëndësi për komunën tonë.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.02/2020 për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Pejës, pas procedurës së diskutimit publik;

Shqyrtimi dhe miratimi në parim i Draft – Statutit të Komunës së Pejës dhe dhënia e tij në diskutim publik prej 14 ditësh konform dispozitave ligjore në fuqi;

Shqyrtimi i Raportit dhe Rekomandimeve të Komisionit për dekorimin e qytetarëve me tituj nderi;

Shqyrtimi i pasqyrave financiare për vitin 2019-të;

Shqyrtimi i propozimit për transferin e mjeteve të kategorisë paga dhe mëditje nga arsimi fillor në arsimin e mesëm.

Qarkorja buxhetore për buxhetin e vitit 2021 për informim të anëtarëve të kuvendit.

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në Qershor 2020?-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco