Parashikimi i motit sot dhe nesër

Parashikimi i motit sot dhe nesër

07:41, 27/05/2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco