Vjen super lajmi: Në Kosovë do të hapen shkollat, çerdhet e kufijtë...

Vjen super lajmi: Në Kosovë do të hapen shkollat, çerdhet e kufijtë...

18:24, 25/05/2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se do të hapen shkollat dhe çerdhet, po ashtu edhe kufijtë në vendin tonë.

Kështu bëri të ditur ai përmes një konferencë për media më herët, shkruan Syri.net Kosova

“Shkollat e çerdhet do të hapen por maskat, distanca dhe higjiena duhet të jenë të domosdoshme. Kufijt do të hapen por masat mbrojtëse do të shtohen”, ka thënë Vitia.

Sidoqoftë, ai nuk njoftoi se kur do të ndodhë kjo gjë.

Ndër të tjera, Vitia ka konfirmuar se nga e enjta në vend qytetarët do të dalin për 16 orë në ditë, nga ora 05:00 deri në 21:00, pa ndonjë masë kufizuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco