Deri më tani asnjë rast pozitiv me COVID-19, e konfirmon ministri Vitia

Deri më tani asnjë rast pozitiv me COVID-19, e konfirmon ministri Vitia

18:06, 25/05/2020

Në grupin e parë që janë testuar sot 93 persona të gjithë kanë rezultuar negativ, këtë e ka konfirmuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë konferencës për media  - raporton Syri.net Kosova

Gjithashtu faza e tretë e lehtësimit të masave do të nisë më herët se që ishte menduar.

Ministri ka thënë në një konferencë për media, se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00.

Vitia ka thënë se duhet të mësohemi tani të jetojmë me maska dhe distancë.

"Nuk po themi të mos mbani kontakte familjare apo shoqërore por të mbani distancë dhe të mbahen maskat e higjena. Është jetike të respektohen këto masa në të kundërtën ne do të t'i rrezikojmë më të dashurit tanë" -  njofton Syri.net Kosova

Gjithashtu Vitia shtoi se pritet të hapen edhe kufijtë por edhe të investohen miliona euro në shëndetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco