Të harruar nga Komuna/ Deputeti i VV'së ia qan hallin banorëve të lagjes Kalabria

Të harruar nga Komuna/ Deputeti i VV'së ia qan hallin banorëve të lagjes Kalabria

19:16, 23/05/2020

Deputeti i VV'së Mefail Bajqinovci ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për t'ia qarë hallin banorëve të lagjes Kalabria të cilët ende kanë probleme me rrugë të paasfaltuara nga Komuna e Prishtinës.

Ai përmes disa fotografive tregon gjendjen e  rrugës “Tropoja”, e cila ka mbetur e pashtruar dhe e pandriçuar tash e shumë vjet

"Sot kalova nëpër lagjen “Kalabria” në kryeqytet dhe pash rrugë ende të paasfaltuara.
Gjysma e rrugës “Tropoja” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë ka mbetur e pashtruar dhe e pandriçuar tash e shumë vjet, ndërsa banorët janë ankuar disa herë tek autoritetet komunale për rregullimin e kësaj rruge por kot." ka shkruar Bajqinovci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco