Lule Bozhuri i Kosovës po i shton bukurinë kësaj qyteze

Lule Bozhuri i Kosovës po i shton bukurinë kësaj qyteze

15:09, 19/05/2020

Një ambient i bukur përplot drunj dekorues dhe lule po i shton bukurinë rrugës kryesorë “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë.

Shërbimet komunale me vite po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e kësaj rruge e cila është arteria kryesore për Fushë-Kosovën.

E veçanta e këtij ambienti është Lule Bozhuri, e cila po kultivohet te ne, me një interesim dhe kujdes të madh, si një lule e veçantë dhe e rrallë.

Kjo lule-simbol, është edhe pjesë e kësaj rruge por edhe pjesëve të tjera të qytetit të Fushë-Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco