E quajti 'Balona Tabake e PD'/ Ish-deputetja, Ramës: Fyerjet e tua nuk mbushin xhepat e boshatisur të shqiptarëve

E quajti 'Balona Tabake e PD'/ Ish-deputetja, Ramës: Fyerjet e tua nuk mbushin xhepat e boshatisur të shqiptarëve

22:40, 09/04/2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama, duke nënvizuar se kreu i qeverisë duhet të mbajë premtimin për familjet dhe bizneset e goditura nga kriza.

Sipas Tabakut, xhepat e boshatisura nuk i mbushin fyerjet e kryeministrit.

"Fatkeqësi për shqiptarët që kryeministri në vend që të marrë masa për të kryer pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura, harxhon gjithë kohën duke sulmuar opozitën. Fyerjet e kryeministrit nuk mbushin xhepat e boshatisura të shqiptarëve. Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra", shkruan ish-deputetja demokrate.

Image

"Kam dëgjuar sot me keqardhje që Balona Tabake e PD-së është ngritur lartë me një balonë budallëqesh sikur drejtoria e Tatimeve ka refuzuar shumë nga punonjësit që u është premtuar paga e luftës.

Njësitë tregtare do të mbështeten me pagë lufte. Kanë aplikuar shumë biznese të tjera, rreth 15-16 mijë. Është një numër biznesesh të tjera, të cilat nuk janë mbyllur me urdhër, mobileri të vogla, rrobaqepësi të vogla, servise makinash, fizioterapi, lavazhe të licencuara, agjenci turistike, hidraulikë, elektriçistë, që ne nuk i kemi mbyllur por de fakto janë faktikisht pa të ardhura. Këta nuk janë refuzuar për t’u ndihmuar nga ne në këtë aplikim", do të shprehej sot Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco