Thirrja e fuqishme e Vitisë: KUJDES! Mos e rrezikoni shëndetin personal e kolektiv

Thirrja e fuqishme e Vitisë: KUJDES! Mos e rrezikoni shëndetin personal e kolektiv

23:00, 08/04/2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dalë edhe njëherë me një thirrje për qytetarët të cilët duhet të jenë vigjilentë ndaj virusit të rrezikshëm i cili po merr edhe jetë, shkruan Syri.net Kosova.

"Sonte në betejë me virusin corona e humbëm dhe një paciente, grua, nënë, motër, qytetare e jona.
Ngushëllime familjes dhe të afërmeve të tyre me pikëllim.
Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë.
Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë", ka shkruar Vitia.

"Ju lutem!
ZERO mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë tek te afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre.
Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë.", ka bërë thirrje, ministri i Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco