Lajm i mirë/13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës dolën negativ në COVID-19

Lajm i mirë/13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës dolën negativ në COVID-19

21:51, 08/04/2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se 13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës kanë rezultuar negativ në COVID-19.

Ahmeti ka pohuar se 13 punëtorët shëndetësor kishin pasur kontakt me personin e ndjerë që kishte cornavirus.

“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N.  Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton Telegrafi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 184 raste me coronavirus, 30 prej tyre janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco