Koronavirusi/ Disa vatra në Tiranë

Koronavirusi/ Disa vatra në Tiranë

20:20, 08/04/2020

Numri i lartë i të infektuarve në Tiranë, për eksperten e Task-Forcës për COVID-19 Eugena Tomini, lidhet me numrin e lartë të frekuentimit të qytetarëve në tregje.

Në nje lidhje të drejtpërdrejtë për Tv Klan, Tomini tha se në Tiranë janë disa vatra COVID-19.

Por a e ka kaluar vendi ynë pikun? Tomini thotë se duhet të presim ende.

Sipas ekspertëve të Shëndetit Publik, ulja e numrit të të hospitalizuarve lidhet me ecurinë dhe ndjekjen e rasteve edhe nga mjekët e familjes. 90 % e të prekurve po e kalojnë infeksionin në kushte shtëpie dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco