‘Gjendja në kufi është e qetë’/ Abasadori Minxhozi: Masat kundër COVID-19, më të ashpra në Kosovë se Shqipëri

‘Gjendja në kufi është e qetë’/ Abasadori Minxhozi: Masat kundër COVID-19, më të ashpra në Kosovë se Shqipëri

19:39, 08/04/2020

‘Gjendja në kufi paraqitet e qetë’, deklaroi Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.  

Sipas ambasadorit, në Kosovë nuk ka pasur raste të revoltave te qytetarët. 

“Gjendja në kufi është e qetë. Në Kosovë nuk ka pasur raste të revoltave. Tashmë kemi një stabilitet të lëvizjeve. Shumë pozitiv është ndërgjegjësimi i njerëzve. 

Për nevojat që ata kanë, qytetarët komunikojnë me komunat e Kosovës. Janë 30 qytetarë të Kosovës që kanë lënë spitalin”, tha Minxhozi.  

Më tej, Minxhozi deklaroi se kush hyn në Kosovë, duhet të hyjë me patjetër në karantinë të detyrueshme, kurse shtoi se Kosova ka marrë masa më të ashpra se Shqipëria.  

“Kush hyn në Kosovë, duhet të hyjë në karantinë të detyrueshme. Në Kosovë do të nisë eksporti i fruta-perimeve. Në Kosovë masat e marra janë më të ashpra sesa në Shqipëri.  

Shqipëria e Kosova nuk janë në fazë alerti. Duhet të ruhemi jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Duhet që të dalim që të gjithë si shoqëri nga kjo situatë”, deklaroi Minxhozi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco