Kamenica i kërkon IKSHP-së testimin e 20 banorëve nga Topanica

Kamenica i kërkon IKSHP-së testimin e 20 banorëve nga Topanica

18:11, 06/04/2020

Njëra nga komunat që për një kohë të shkurtër, u prek shpejtë me koronavirus, është ajo e Kamenicës. Aktualisht numëron 12 persona të infektuar nga fshati Topanicë.

Mirëpo për IndeksOnline, zyrtarë të kësaj komune bëjë të ditur se situata është stabile e të gjithë të prekurve. Zëdhënësja e komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, për IndeksOnline, ka treguar për gjendjen momentale në komunën që udhëhiqet nga Qendron Kastrati.

“Aktualisht gjendja e qytetarëve të prekur nga virusi COVID-19 është stabile. Ne jemi në kontakt të përditshëm me ta dhe nuk janë duke pasur asnjë problem. Policia është duke kryer punën e vet në menaxhim të situatës në Topanicë, por edhe qytetarët janë duke zbatuar me përgjegjshmëri udhëzimet tona dhe organeve tjera kompetente”, tha Rashiti për IndeksOnline.

Ajo tutje ka bërë të ditur se deri më tani kanë arritur të bëjnë identifikimin e 153 personave, e të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit. Ndërsa i kanë kërkuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të bëj testet për 20 persona, por se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

“Deri më tani kemi identifikuar 153 persona që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Ne sot u kemi dërguar IKShP-së një kërkesë për testim të 20 personave që kanë pasur kontakte më të shpeshta me të infektuarit, por akoma nuk kemi pranuar një përgjigje”, theksoi Rashiti.

Ndryshe rasti i parë në fshatin Topanicë u shënua të hënën e 29 marsit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës mori mostrat e 17 personave që dyshohej se kishin kontakte me të prekurin e parë. Familjarët e ngushtë, e më pas edhe anëtarët e familjes me të gjerë, e po ashtu një shok i të infektuarit të parë, janë 11 të infektuarit e tjerë nga ky fshatë.

Në Kosovë deri më tani nga Covid-19 kanë vdekur tre persona, dy prej të cilëve gjatë ditës së sotme, ndërsa janë të infektuar 145 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco