Hoti: Policia respekton vetëm vendimet e Qeverisë së Kosovës

Hoti: Policia respekton vetëm vendimet e Qeverisë së Kosovës

11:39, 05/04/2020

Situata e krijuar me koronavirus në Kosovë, e sidomos në pjesën veriore ka ngjallur reagime të shumta.

Të premten dy komuna serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Zveçanit, janë futur në karantinë me vendim të Shtabeve të Krizave të themeluara në këto dy komuna.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit në Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

Madje, u raportua që në pjesën veriore po zbatohen vendimet e Qeverisë së Serbisë.

Mirëpo, këtë e hedh poshtë zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se Policia e Kosovës asnjëherë nuk zbaton vendime të tjera pos të Qeverisë së Kosovës dhe urdhrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

“Asnjëherë Policia e Kosovës nuk zbaton vendime të tjera, përveç se vendimet që vijnë nga Qeveria e Kosovës dhe urdhrat që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pra, ne i zbatojmë këto urdhra të Qeverisë së Kosovës dhe vendimet që na lëshon Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Hoti.

Mbrëmë në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka thënë se ka thënë se gjithçka është duke u bërë në koordinim të plotë me kryetarin e Mitrovicës Veriore dhe me atë të Zveçanit.

“Jemi në koordinim me kryetarët e komunave, atë të Mitrovicës Veriore dhe të Zveçanit, do të koordinohemi edhe me komunat tjera fqinje që të mbërrijmë bashkë fitoren dhe të shpëtojmë jetë”, tha Vitia.

Sipas tij, garantimi i dy komunave veriore është bërë me dijeninë e Qeverisë së Kosovës.

“Karantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë. Janë marrë masat sipas protokollit. Ne kemi vepruar nga udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja”, ka thënë Vitia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco